Përfundon seanca ndaj Ramabajës së Vetëvendosjes, pritet vendimi për paraburgim

Prokurori Special, Sylë Hoxha ka bërë të ditur se ka përfunduar seanca dëgjimore për caktimin paraburgimit në drejtim të ish-kandidatit për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Sadri Ramabaj, i cili dyshohet për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë.

“Gjykata do të vendosë.Është i dyshuar për atë çfarë tashmë është publikuar edhe në media. Hetimet do të vazhdojnë”, ka thënë shkurt Hoxha pas daljes nga seanca.