Përmbyset qeverisja 60 vjeçare në Malajzi, në pushtet vie ish kryeministri 92 vjeçar

Ish-kryeministri malazez Mahathir Mohamad pritet të betohet si kryemisistër, pasi fitoi zgjedhjet në Malajzi, duke i dhënë fund qeverisë 60-vjeçare të koalicionit Barisan Nasional (BN).

“Ka një urgjencë këtu, ne duhet ta formojmë qeverinë tani, qysh sot,” tha Dr Mahathir.

Komisioni Zgjedhor tha se rezultatet zyrtare kishindalur, duke e vënë Dr Mahathir si fitues të 113 vendeve nga 222. BN, ose Fronti Kombëtar, deri tani ka fituar 79.

Dr Mahathir, i cili është në moshën 92-vjeçare, do të bëhet udhëheqësi më i vjetër i zgjedhur në botë.

Më parë, kryeministri në largim, Najib Razak, tha në një konferencë televizive televizive se ai pranoi “zgjedhjen e popullit”.

Mahathir Mohamad ishte kryeministri i katërt i Malajzisë, duke mbajtur detyrën nga viti 1981 deri në 2003. Ai e përmirësoi ekonominë derisa u Malajzia u be kampion i vendeve në zhvillim. /MESAZHI/