Përveç kompjuterit, Intel do të bëhet prodhuesi edhe i procesorit brenda smartfonit tuaj

Transferimi i prodhimit të çipeve tek një kompani e jashtme nuk është e pazakontë në industri sot, me përjashtim të Intel.

Kompania e cila prodhon procesorin tuaj të laptopit apo desktopit, tashmë do të prodhojë çipe që do të vendosen brenda smatfonëve tuaj.

Intel nënshkroi një marrëveshje me ARM për të prodhuar procesorë mobilë në disa gjenerata produktesh. Sipas marrëveshjes së njoftuar ditën e Mërkure nga të dyja kompanitë, marrëveshja do të përqendrohet tek çipet për smartfonët dhe tabletët të cilët njihen si “System on Chip” apo shkurtimisht SoC.

Më pas këto çipe do të shtrihen tek automjetet, Interneti i Gjërave, qendrat e të dhënave, industrinë hapësinore dhe tek institucionet shtetërore.

Marrëveshja Intel-ARM përjashton mundësinë e aplikimit të çipeve ARM tek familja e procesorë Core për kompjuterët personalë dhe desktopët.

Edhe pse Intel do të licencojë dhe të shesë dizajnët e saj të çipeve X86 për të njëjtët konsumatorë, një kompani si ARM mund ta trajtojë Intel si një linjë prodhimi siç është TSMC.

Transferimi i prodhimit të çipeve tek një kompani e jashtme nuk është e pazakontë në industri sot, me përjashtim të Intel.

Nvidia, njëlloj si ARM, përdor fabrikat si TSMC për të prodhuar çipet e saj. Diferenca është se ARM ka një shtresë të ndërmjetme siç janë konsumatorët Qualcomm dhe Samsung të cilët mund të zgjedhin cilën fabrikë duan të përdorin.

Këto kompani kanë liri dhe sipas marrëveshjes me Intel, ARM do ta lejojë të prodhojë përmes fabrikave të tij dhe jo përmes TSMC.