Ballina Artikuj Përvjetori i vdekjes së sulltan Abdulhamidit II

Përvjetori i vdekjes së sulltan Abdulhamidit II

Sot është përvjetori i vdekjes (më 10/02/1918) së Kalifit të myslimanëve, Abdulhamidit II (r.h). Ai ishte një nga sulltanët më të zgjuar dhe më të mprehtë të dinastisë osmane në përgjithësi, por u shfaq në një kohë jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar. Pavarësisht gjithë kësaj, ai qëndroi përballë të gjitha komploteve dhe intrigave që u kurdisën nga hebrenjtë dhe të krishterët gjatë gjithë periudhës së sundimit të tij. Kundërshtarët e tij më vonë shfaqën pendesë të thellë për armiqësinë ndaj tij, dhe Enver Pasha e përmblodhi këtë duke i thënë shokut të tij Xhemal Pashës: “Ne e bëmë grushtin e shtetit duke qenë vegël në dorën e sionizmit dhe nuk e dinim; ishim budallenj.”

Abdul Hamidi II (r.h) ishte një shpatë e zhveshur përballë kolonializmit dhe sionizmit, dhe qëndroi si mal i patundur kundër komploteve të hebrenjve dhe të krishterëve që synonin shpërbërjen e Kalifatit Islam! Historia ka dëshmuar se ai ishte më i mençur se kundërshtarët e tij dhe se grushti i shtetit kundër tij ishte një gabim fatal, i cili i shndërroi ata në vegla në duart e sionizmit, ashtu siç e pranoi vetë Enver Pasha duke e quajtur marrëzinë e tyre të turpshme. Ah, sa e dhimbshme për një umet që humbi një kalif të tillë trim, i cili e mbrojti ummetin me gjithë forcën, pavarësisht vështirësive! Allahu e mëshiroftë me mëshirë të gjerë dhe e vendostë në shkallët më të larta, në shoqërinë e pejgamberëve, të të sinqertëve, të dëshmorëve dhe të të mirëve; dhe e zgjoftë ummetin tonë nga pakujdesia që të rikthejë lavdinë e Islamit! Ai nuk ishte thjesht një sulltan, por një simbol i krenarisë dhe dinjitetit islam, nga i cili duhet të frymëzohemi sot më shumë se kurrë; e kush e mohon këtë, ai është ose i paditur ose tradhtar!

E ardhmja do të sjellë patjetër një sulltan trim si ai, Allahu e mëshiroftë, sepse në një hadith profetik thuhet: “Do të vazhdojë të ketë një grup nga umeti im që do të jenë të qëndrueshëm në të vërtetën; nuk do t’u bëjë dëm ai që i braktis, as ai që i kundërshton, deri sa të vijë Ora (Kijameti).” Kështu, Allahu i Lartësuar na premton se umeti islam nuk do të mbetet kurrë pa heronj që mbrojnë nderin dhe fenë, ashtu siç ishte Abdul Hamidi II një shpatë e zhveshur përballë kolonializmit.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me shpërblimin më të mirë nga ana e umetit islam, dhe e vendostë në Firdeusin e lartë, në shoqërinë e profetëve, të të sinqertëve, dëshmorëve dhe të mirëve, sa shoqëri e bukur është ajo.

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com