Pesë helikopterë do të ndërhyjnë në rajonin e Pehçevës

Tre helikopterë serbë dhe një maqedonas u ngritën nga aeroporti i Shkupit në drejtim të rajonit të Pehçevës, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Stojançe Angelov.

Ai njoftoi në Facebook se gjithsej pesë helikopterë do të intervenojnë për shuarjen e zjarreve në këtë rajon.

“Pas performancës së ekuipazhit të helikopterit të ushtrisë sonë, në këtë moment tre helikopterët serbë dhe një tjetër i yni po ngrihen. Gjithsej pesë helikopterë do të veprojnë mbi zjarrin e madh”, ka shkruar Angellov.

Ndryshe, dje në konferencë për shtyp Angellov është pyetur për shkarkimin e tij, për shkak të situatës me zjarret, ndërsa tha se nuk ka frikë nga shkarkimi.