Pesë këshilla rinisë

Dr.Tarik Suvejdan

U themi të rinjve, ju jeni shpresa e Umetit, nëpërmjet jush ngrihemi dhe arrijmë majat, dhe për shkakun tuaj ne tërhiqemi dhe biem në fund, andaj ju rekomandoj pesë gjëra:

1 – Afrojuni Allahut, Zotit tuaj, dhe jini me Zotin e Plotfuqishëm në të gjitha rrethanat.

2 – Perfeksiononi profesionet tuaja, sepse një ekspert i aftë në profesionin e tij shkurton kohën dhe mundin tonë.

3 – Kuptojeni qytetërimin dhe ligjet e tij, në mënyrë që ta rindërtoni atë përsëri.

4 – Kuptojeni jetën ashtu siç është, si funksionon… Dhe cilat janë ligjet që e qeverisin atë… Mos u arsyetoni me teori konspirative.

5 – Përvetësoni aftësitë drejtuese dhe menaxhuese, sepse lidershipi është një nga krizat më serioze të Umetit tonë bashkëkohor.

Nga: Dr. Tarik Suvejdan