Petë misri me presh dhe djathë

Receta është shumë e thjeshtë edhe me pak përbërës, sepse kur janë të duhurit nuk ka nevojë pēr shumë salltanete.

PËRBËRËSIT: 400 g miell misri, 1 lugë çaji kripë, 250-300 ml ujë i nxehtë, 5-6 presh, 200 g djathë.

PËRGATITJA: Preshin e prisni edhe e kaurdisni me pak vaj ulliri sa të karamelizohet. Te mielli shtojmë pak kripë edhe ujin e nxehtë sa të formohet brumi, shtrojmë 3/4 e tij në tiganin e lyer me vaj ku kemi skuqur preshin duke veshur edhe anët. Shtrojmë preshin, thërmojmë djathin dhe te brumi që mbeti shtojmë pak ujë që të hapet më kollaj mbi mbushje. E lyejmë me pak vaj ulliri edhe e pjekim në furrë të parangrohur me 180 ° për gati 50 minuta. Sipër i kam vendosur për dekor presh të prerë në rrathë. Ju bëftë mirë!

Nga Papare_thebeautyofsmallthings