Plani i UEFA-së, ja kur përfundon Liga e Kampionëve

UEFA ka prezantuar idenë që ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të luhen në vetëm tre javë në gusht.

Ekipi që po merret me këtë janë duke u përpjekur të gjejnë një mënyrë për të përfunduar sezonin aktual ndërsa koronavirusi vazhdon të shtyjë kalendarin sportiv.

Liga e Kampionëve u ndërpre në mesin e fazës së 1/8-ave, me disa ndeshje që pritej t’i zhvillonin ndeshjet e dyta, përcjell lajmi.net.

Manchester City – Real Madrid, është njëra nga top ndeshjet që ka mbetur pa u zhvilluar në ‘Etihad’.

Ndërkohë, të gjitha takimet e dyta të kësaj faze të Ligës së Evropës gjithashtu nuk janë luajtuar.