Pochettino, tregon kur mund të debutojë Messi me fanellën e PSG-së

Leo Messi ende nuk ka debutuar me fanellën e Paris Saint-Germain.

PSG mbrëmë mposhti Brest me rezultat 4-2, në një ndeshje ku nuk u paraqit Messi, transmeton lajmi.net.

Futbollisti nuk është ende i gatshëm të luajë dhe ka udhëtuar në Barcelonë për të kaluar vikendin.

Pas ndeshjes me Brest  trajneri i ‘Parisienëve’, Mauricio Pochettino ka folur në një intervistë për ‘ESPN’ sulmuesin argjentinas:

“Ka qenë një javë shumë e mirë për Messin në stërvitje, java e ardhshme do të jetë e gjatë, nëse gjithçka shkon mirë ne shpresojmë se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme”, tha Pochettinho.

Trajneri shpreson ta ketë atë në skuadër për ndeshjen e radhës kundër Brest më 29 gusht, por situata e tij do të vlerësohet, në të kundërtën 34-vjeçari do të debutojë më 12 shtator përball Clermont.