Policia austriake detyron myslimanen të heq mbulesën

Një grua myslimane është detyruar që të heq burkën pas ligjit të ri që hyri në fuqi në Austri.

Gruaja u fotografua në qytetin Zell am See me shami e cila mbulonte shumicën e fytyrës së saj, përveç syve.

Policia e armatosur ishte vënë në ndjekje të atyre që nuk respektonin ligjin.

Mbulimi i fytyrës është ndaluar në zonat publike, për shkak të sigurisë.

Dënimi për mos respektim të ligjit dënohet me 150 euro.