Policia mbyll 19 kazino e bastore në Ferizaj

19 kazino e bastore janë mbyllur në rajonin e Ferizajt nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët dhe zyrtarët e doganave.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt, mbyllja e tyre është bërë pasi që dyshohej se në ato lokale, zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit.

Përveç veprimeve që janë ndërmarrë për mbylljen e kazinove dhe bastoreve, bëhet e ditur se janë kontrolluar edhe 7 lokale hoteliere, që ishin duke punuar pas orës 24, ndaj të cilëve do të ushtrohen fletëparaqitje për kundërvajtje.