Policia e Kosovës ka konfiskuar në një veturë me targa të huaja konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 euro.
Vetura të cilën e voziste i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar në pikën kufitare në Merdare.
Ndërsa, në shtëpinë e të dyshuarit pas kontrollit janë sekuestruar : 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike, 2 aparate për vakum, 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.








