Policia Tregon Dhëmbët Thyen Rekord në Tiketa

Raportet zyrtare të policisë flasin për një dyfishim të tiketave të trafikut të shqiptuara nga policia pas njoftimit se drejtoria e policisë ka vendosur të themeloj një “Task Forcë” në kontrollin e trafikut.

Task Forca e themeluar para dy ditësh ka dhënë rezultatet e para.  Në ditën para themelimit të këtij mekanizmi policia kishte shqiptuar 1195 tiketa ndërsa sipas raportit zyrtarë të policisë në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1970 tiketa.

Rezultatet janë vërejtur edhe në numrin e aksidenteve ku sipas raportit 24 orësh në dy ditët e fundit nuk ka pasur aksidente fatale. /kallxo.com/