Prej nesër +377, +386 dhe +381 jashtë funksionit në Kosovë

Që nga nesër prefiksi +381 në Kosovë do të jetë jashtë përdorimit, dhe në vend të tij duhet të përdoret prefiksi i ri +383.

Në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, në fillim të këtij viti Kosova është pajisur me prefiksin +383 dhe nxjerr jashtë përdorimit prefikset +377, +386 dhe +381.

Edhe operatorët telefonik në Kosovë i kanë njoftuar përmes SMS-ëve konsumatorët e tyre se tani e  tutje thirrja përmes prefiksit të vjetër do të jetë e parealizueshme.  /MESAZHI/