Premier League mund të rikthehet në qershor

Premier League po sheh mundësinë për të rinisur sezonin më 8 qershor, me dyer të mbyllura, e për ta përfunduar më 27 korrik.

Plani “Project Restart”, për të cilin po punojnë drejtuesit më të lartë të futbollit anglez, pritet të marrë edhe miratimin e Federatës së Futbollit dhe të qeverisë britanike.

Sezoni në Angli u ndëpre më 13 mars.

Liverpooli shpreson të vazhdojë rrutëgimin drejt triumfit të pashmangshëm si kampion i Premier Leagues.

Në bazë të këtij projekti, në ndeshjet e kampionatit mund të jenë të pranishëm në stadium jo më shumë se 400 persona.

Sa i përket sezonit të ardhshëm, ideja është që të nisë më 22 gusht.