Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka mbërritur në Rusi për të marrë pjesë në samitin e tetë të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit (GECF), transmeton Anadolu.
Sipas raportit të transmetuesi tshtetëror iranian IRIB, Pezeshkian pritet të mbajë një fjalim në takimin e liderëve të vendeve eksportuese të gazit.
Gjatë vizitës njëditore, presidenti iranian mund të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me liderët e vendeve të tjera pjesëmarrëse.
Të premten, ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, njoftoi se Pezeshkian dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohen në Moskë gjatë kësaj jave.
Në një postim në Instagram, Araghchi tha se takimi do të shërbejë për të vijuar diskutimet e zhvilluara gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në Teheran më 19 tetor.
Pritet që bisedimet të përqendrohen te bashkëpunimi dypalësh dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
GECF-ja është një organizatë ndërqeveritare që bashkon vendet kryesore prodhuese të gazit natyror, përfshirë Iranin, Rusinë, Katarin dhe Algjerinë.





