Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tejet e vërtetë kjo që thotë Salianji…

Tejet e vërtetë kjo që thotë Salianji…

Zgjedhjet në Serbi, një alarm dhe për opozitën tonë tradicionale

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, tashmë në hije, tha së fundimi i ftuar në një emision televiziv se zgedhjet në Serbi ku ra Vuçiçi ngjan dhe me fatin e opozitës.

Sipas tij, nëse (vetë)largohet Berisha, Rama bie shpejt dhe PD hap dyert për tu drejtuar nga të rinjtë.

“Berisha ka në pushtet ka 36 vite, më shumë se çdokush tjetër. Ajo që ndodhi në Serbi është që Lista Studentore jo vetëm që mundi Vuçiçin, por fshiu nga harta opozitën e vjetër. Berisha i Serbisë kishte mbi 60 mandate, pas ditës së djeshme mori zero deputetë. Për të gjithë demokratët, jam takuar me ta, ka një rrugë shprese: nëse largohet Berisha, Rama bie më shpejt dhe PD duhet të hapet për t’u drejtuar nga të rinjtë. Nëse Berisha vijon të rezistojë në krye të opozitës, më vjen keq ta them, por PD do të dalë nga harta e historisë”, tha Salianji.

Dhe në fakt, ana tjetër e errët e qeverisjes së turpshme “Rama” është degradimi i opozitës. Por në pozitat që ndodhen krerët e tyre respektivë, që të dy ushqejnë njëri-tjetrin.

Sikur vërtet të ndodhte mrekullia e të dorëhiqej Berisha, për Ramën vërtet do ishte një dramë politike. Ai erdhi si antidot i Berishës dhe si i tillë mbijeton ende. /tesheshi.com/