Presidenti libanez Joseph Aoun i bën thirrje SHBA-së dhe Francës të ndalojnë agresionin izraelit

Presidenti libanez, Joseph Aoun

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca, garantuesit e marrëveshjes së armëpushimit, që të detyrojnë Izraelin të ndalë sulmet pas bombardimit të sotëm ajror në jug të Bejrutit.

Në deklaratën e tij, Aoun dënoi ashpër sulmin izraelit dhe theksoi se veprimet e vazhdueshme të Izraelit rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.