Pretendohet se Trump ka zbuluar sekrete të SHBA-së

Pretendohet se Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në një aktivitet donacioni në New York ka zbuluar detaje sekrete të një sulmi të ndërmarrë nga ushtria amerikane në muajin shkurt në Siri ku u vranë edhe ushtarë rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se mbahen sekrete detajet në lidhje me sulmin ajor që SHBA-ja ndërmori në muajin shkurt ndaj një grupi i cili tentoi të sulmonte kampin e YPG-PKK-së në Dejrizor ku ndodheshin edhe ushtarët amerikanë.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në një aktivitet donacioni që u zhvillua javën e kaluar nga një institucion mbështetetës i presidentit amerikan i quajtur Komiteti i Fitores së Trump, thuhet se presidenti amerikan ka zbuluar detajet e sulmit teksa ka lavdëruar performancën e pilotit të avionit F-18 që mori pjesë në sulm.

Një person i cili ka folur në median amerikane dhe që ka qenë i pranishëm në këtë aktivitet pretendon se Trump në lidhje me sulmin ka thënë: “Sulmi ajror ka zgjatur 10 minuta dhe se breda këtij afati kohor janë vrarë 100 deri në 300 rusë”.

Javën e kaluar gazeta New York Times pretendonte se mes ushtarëve amerikanë dhe grupeve pro regjimit të Asadit ka patur një konflikt që ka zgjatur 4 orë dhe se janë vrarë rreth 300 milicë pro regjimit. Qeveria amerikane refuzoi të deklarohej në lidhje me çështjen për shkak se detajet e sulmit ishin sekrete.

Po ashtu në aktivitetin e zhvilluar në New York Lotte Palace, Trump ka përmendur edhe çështjen e zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, ku pretendohet se ai ka thënë se ish presidentët “në mesin e përpjekjeve të lobingjeve të mbretërve dhe mbretëreshave nuk kanë mundur të gjejnë tek vetja e tyre fuqinë për zhvendosjen e ambasadës”, si dhe ka shpjeguar se ai vetë e ka kryer me sukses këtë.

Ndër të tjera thuhet se Trump ka theksuar se të gjithë liderët e botës e kanë telefonuar që të heqë dorë nga vendimi për Kudsin por se nuk ka ndryshuar mendimin e tij.

Në aktivitetin ku janë mbledhur rreth 5 milionë dollarë thuhet se kanë marrë pjesë rreth 100 biznesmenë përkrahës të presidentit Trump.