Prishtina konfirmon terminin e ndeshjes me Trepçën

Edhe pse kundërshtoi vendimin e Komesarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për terminin e ndeshjes së pestë ndaj Trepçës, Sigal Prishtina ka konfirmuar se kjo përballje do të luhet të dielën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook të mërkurën, Prishtina ka ftuar të gjithë tifozët e saj për ta përkrahur ndaj Trepçës, ndeshje kjo që përcakton skuadrën finaliste të plejofit në Superligën e Kosovës. Dueli mes Prishtinës dhe Trepçës, luhet në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në kryeqytet dhe nis në orën 17:00. Pas katër ndeshjeve të luajtura në serinë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave, rezultati është i barabartë 2:2.

Kështu që, ekipi që triumfon në duelin e pestë do të avancojë në finale ku e pret skuadra e Trepçës.

FBK-ja ka njoftuar të martën se ka vendosur ta caktojë të dielën si ditën e ndeshjes, e cila ishte planifikuar të luhej të enjten, por është shtyrë për shkak se Kosova në hendboll do të luajë këtë ditë ndaj Malit të Zi.