Pritje të gjata për karburante nëpër Francë

Pamjet e automjeteve që presin në radhë për furnizim me karburante janë bërë të zakonshme në Francë. Shpesh shumë pika të furnizimit janë mbyllur përkohësisht në mungesë të karburanteve.

Të premten e kaluar Qeveria franceze ka bërë të ditur se 30 për qind e pikave të karburanteve kanë mungesë të së paku një lloji të karburanteve.

Mungesa e naftës dhe e benzinës, sipas Qeverisë, është shkaktuar nga grevat që kanë përfshirë rafineritë e naftës nëpër Francë, duke ua vështirësuar punën ngasësve në rajonin e Parisit.

Shumë prej tyre tri herë kanë shkuar në pikën e karburanteve për furnizim, mirëpo nuk kanë arritur të mbushin automjetet e tyre.

Blerjet nga paniku kanë shqetësuar pikat e karburanteve që sipas tyre, këto blerje do të shkaktojnë mungesë edhe më të madhe të karburanteve.

Grevat nëpër rafineritë franceze kanë nisur me kërkesën për ngritje të pagave.

Grevat kanë goditur furnizimin nga disa rafineri, por, sipas zyrtarëve francezë, kompanitë e naftës janë duke vazhduar importimin e lëndëve djegëse për të shmangur krizën më të madhe. /koha