Procesorët AMD me arkitekturën e re Zen 5 kanë hyrë në prodhim

Një raport i fundit thotë se AMD ka filluar tashmë prodhimin në masë të procesorëve të gjeneratës së ardhshme me emrin e koduar “Granit Ridge.”

AMD ka njoftuar se 2024 do të jetë viti kur kompania të prezantojë procesorët e ardhshëm Ryzen me arkitekturën e re Zen 5 dhe do të jetë të pajtueshëm me seritë ekzistuese 600 të pllakave amë.

Një raport i fundit thotë se AMD ka filluar tashmë prodhimin në masë të procesorëve të gjeneratës së ardhshme me emrin e koduar “Granit Ridge.”

Çipet e reja do të kenë bërthama Zen 5, që konsiderohet përmirësim mbi bërthamat ekzistuese Zen 4 dhe Zen 4C. Disa raportime thotë se procesorët mund të prezantohen që prej muajit Prill 2024 ndërsa të tjetër thonë se do të jetë tre mujori i fundit i 2024.

AMD prezantoi Zen 5 për herë të parë në 2022 duke premtuar më shumë performancë krahasuar me Zen 4. Arkitektura do të sjellë 20-30 përqind më shumë IPC sesa Zen 4 që përkthehet në 15-20 përqind performancë me një bërthamë në disa lojëra e aplikacione.

Procesorët Granite Ridge do të prezantohen si Ryzen 9000 dhe integrojnë inteligjencën artificiale dhe machine learning. Ato do të konkurrojë me procesorët e ardhshëm Arrow Lake-S të Intel.