Procesori i ardhshëm më i fuqishëm i Intel do të jetë 9 përqind më i shpejtë se paraardhësi

Frekuenca bazë është 3.2Ghz dhe turbo prej 6.0Ghz, që përbën një rritje me 200Mhz krahasuar me Core i9-13900K por aq sa Core i9-13900KS.

Testimet më të fundit të performancës së gjeneratës së ardhshme të procesorëve Intel Core i9-14900K janë publikuar online dhe tregojnë një rritje të performancës krahasuar me 13900K.

Core i9-14900K do të jetë çipi më i shpejtë i gjeneratës së 14-të të procesorëve Intel dhe ka specifika të ngjashme me paraardhësin.

Ndryshimi i vetëm pritet të jetë frekuenca më e lartë dhe limitet më të larta të konsumit të energjisë duke i hapur rrugë më shumë performance.

Core i9-14900K do të ketë 24 bërthama dhe 32 threads në një konfigurim 8P+16E. Procesori ka 36MB Smart Cache dhe TDP bazë prej 125W por që mund të shkojë deri në 253W.

Frekuenca bazë është 3.2Ghz dhe turbo prej 6.0Ghz, që përbën një rritje me 200Mhz krahasuar me Core i9-13900K por aq sa Core i9-13900KS.

Në testimin e CPU-Z procesori shënon 978 pikë me një bërthamë dhe 18,117 pikë me të gjitha bërthama duke u vendosur përpara të gjithë procesorëve aktualisht në treg.

Core i9-13900K shënon 899 pikë me një bërthamë dhe 16996 pikë me të gjitha bërthama. Ndërkaq rivali Ryzen 9 7950X shënon 789 pikë me një bërthamë dhe 15822 pikë me të gjitha bërthamat në CPU-Z.

Edhe pse 14900K mund të përfundojë si procesori më i shpejtë në botë konsumator, në të njëjtën kohë do të jetë i uritur për energjisë dhe ta bëjë më të vështirë menaxhimin e temperaturave.