Protestojnë studentët: Stop izolimit, votojeni demarkacionin

Një grup studentësh po protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit duke kërkuar që sa më shpejt të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi dhe kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.

Me moton “Stop izolimit, votojeni demarkacionin”, këta studentë po kërkojnë unifikim të deputetëve shqiptarë në mënyrë që demarkacioni të votohet dhe të bëhet liberalizimin e vizave, raporton lajmi.net.

“Kosova pikë e zezë e Evropës”, “Nuk kam pasaportë shqiptare”, etj., janë disa nga pankartat që po mbajnë studentët.

Demarkacioni ka mbetur peng i kundërshtimeve politike që më shumë se dy vjet e gjysmë dhe është kushti kryesor për liberalizimin e vizave. /