Ballina Lajmet “Prova të reja të rëndësishme për lidhjen direkte të FETO-s në puç”

“Prova të reja të rëndësishme për lidhjen direkte të FETO-s në puç”

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül sot në Gaziantep deklaroi se janë gjetur prova të reja të rëndësishme për përfshirjen e organizatës terroriste FETO në tentimin për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këto janë të dhënat nga celulari i një anëtari të FETO-s. Kjo është provë për lidhje direkte të FETO-s në tentimin për grusht shteti, e cila forcon të gjitha provat e mëparshme. Prova e sapozbuluar është në dorën e organeve kompetente. Sonte do të kem një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit dhe të gjithë procesin do ta ndjekim së bashku”, ka thënë Gül.