Përbërësit: 1 kungull i vogël, 1/2 presh ose qepë, 1-2 patate, 3-4 karota, misra të zier(opsionale), kripë, piper, vaj ulliri, panna për gatim dhe arrë moskat. Përgatitja: Në një tigan skuqim pak preshin ose qepën. Më pas shtojmë pataten, kungullin, misrat dhe karotat të prera në kubikë. Pasi janë skuqur lehtë shtojmë kripë, piper dhe pak ujë derisa të ziejnë. Në fund e frulojmë dhe më pas shtojmë ujë aq sa e shikojmë që supa nuk është as shumë e trashë dhe as shumë e hollë. Për dorë të fundit shtojmë pak panna për neutralizim aciditeti dhe shijesh, si dhe dhe arrë moskat. Ju bëftë mirë!
Brabus prezanton motoçikletën elektrike ekskluzive, vetëm 10 njësi në mbarë botën
Mesazhi.com - 0
Brabus ka prezantuar një motoçikletë elektrike ekskluzive, të zhvilluar në bashkëpunim me DAB Motors dhe stilistin japonez Hiroshi Fujiwara, përmes markës së tij të...








