Pse duhet ngrënë mollët me lëvore

E mira e të mollëve është se mund të konsumohen në çdo stinë.

Molla posedon aftësinë për të ulur presionin arterial sepse përmban flavonoide. Ndërkohë, lëvorja e mollës mund të ndihmojë rregullimin e hormoneve të lidhura me presionin tuaj të gjakut.

Më poshtë gjeni disa përfitime të tjera që ju mund të merrni nga konsumimi i lëvorës së pemës në fjalë:

Detoksifikon mëlçinë tuaj

Ul nivelin e kolesterolit të keq

Është plot me vitaminë B12 kështu që do t’ju ndihmojë kundër pagjumësisë.

Ul ethet

Lufton kapsllëkun dhe diarenë

Stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut kështu që është shumë e dobishme kundër ulçerës dhe gastritit.

Lëkura e mollës është plot me fosfor kështu që është e mahnitshme kundër problemeve me kujtesën.