Pse përdoruesit e modeleve të vjetra iPhone dhe iPad duhet të përditësojnë sa më parë

Çdo pajisje më e re që ka iOS 15 ose iPadOS 15 do të detyrohet të kalojë në iOS 16.4 ose iPadOS 16.4.1 pasi nuk do të ketë më përditësime për iOS.

Apple lançoi përditësimet iOS 15.7.5 dhe iPadOS 15.7.5 për modelet e vjetra iPhone dhe iPad të cilët nuk mbështeten nga iOS 16.

Këto përditësime adresojnë dy probleme kritike sigurie zero-ditore të cilat Apple tha se mund të jenë shfrytëzuar për sulme nga hakerët.
Për kë është ky përditësim?

iOS 15.7.5 dhe iPadOS 15.7.5 janë versione të cilat mund të instalohet në pajisjet të cilat cikli i fundit i përditësimeve të tyre madhore ka qenë iOS 15 duke ngelur jashtë iOS 16.

Kjo do të thotë se të gjitha modelet iPhone 6S, iPhone 7, iPhone SE (gjenerata e parë), iPad Air 2, iPad mini (gjenerata e katërt) dhe iPod Touch (gjenerata shtatë) duhet të përditësojnë.

Përditësimin mund ta instaloni manualisht duke shkuar në Settings > General > Software Update.

Problemet e sigurisë fshihen në motorin e shfletuesit Safari WebKit dhe IOSurfaceAccelerator. Apple deklaron se të dyja “mund të jenë shfrytëzuar në mënyrë aktive”.

Çdo pajisje më e re që ka iOS 15 ose iPadOS 15 do të detyrohet të kalojë në iOS 16.4 ose iPadOS 16.4.1 pasi nuk do të ketë më përditësime për iOS.

iOS 15.7.5 dhe iPadOS 15.7.5 janë përditësime esenciale dhe kritike të cilat nuk kanë asnjë efekt negativ në iPhone apo iPad-in tuaj të vjetër.

Përdoruesit e pajisjeve të ngelura në iOS/iPadOS 15 duhet të presin përditësime të tjera periodike nga Apple por vetëm të natyrës së sigurisë.