PSG bën gati përforcimin e parë të verës, vjen nga Serie A

Paris Saint-Germain ka identifikuar një përforcim të ri pas përfundimit të këtij sezoni. Paris Saint-Germain do ta ringjallë interesimin për transferimin e mesfushorit të Napolit, Allan. Mediat italiane raportojnë se klubi i pasur francez vazhdon të jetë i interesuar për blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net. Allan ishte kërkuar nga PSG edhe gjatë janarit, por Napoli e refuzoi shitjen e tij. Megjithatë, PSG do të provojë sërish blerjen e tij në fund të këtij stinori.