PSG del me njoftim për lëndimin e Messit

Lionel Messi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchenit.

Këtë e ka konfirmuar klubi i PSG-së, përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se argjentinasi do të humbas vetëm ndeshjen e radhës në Ligue 1, kundër Monacos.

Messi ka pësuar një lëndim në kofshë, në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Marseille dhe ishte në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchenit.

Por sipas njoftimit nga klubi i PSG-së, 35-vjeçari do të marrë trajtim mjekësor për 48 orët e ardhshme dhe se pritet të kthehet në stërvitje të hënën./