PSG përmbys Rennes dhe fiton Superkupën e Francës

Paris Saint Germain është skuadra që ka fituese e Superkupës së Francës.

Kampionët e Ligue 1 kanë nisur për mrekulli edicionin e ri, duke fituar trofeun e Superkupës së Francës, në finalen e luajtur kundër Rennes.

Takimi i luajtur me fillim nga ora 13:30 nisi më mirë për mysafirët, të cilët tundën rrjetën e kampionëve qysh në minutën e 13’, me anë të Adrien Hunou, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e kësaj finaleje u mbyll me epërsinë e Rennes, të cilët u treguan të pafuqishëm në 45 minutëshin e dytë.

PSG përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, duke barazuar fillimisht me Kylian Mbappe, kur po luhej minuta e 57’.

Reprezentuesi i Argjentinës, Angel Di Maria u përkujdes që parisienët të fitojnë këtë trofe, duke realizuar golin e fitores në minutën e 73’, për përmbysjen e madhe.

PSG në një mënyrë i është hakmarrë skuadrës së Rennes, e cila eliminonte kampionët nga Kupa e Francës edicionin e kaluar.