Publikohet lista e 10-të skuadrave më të vlefshme në botë

Arsenali ka lënë prapa shumë gjigantë evropianë në listën e klubeve më të vlefshme në botë, përfshirë Real Madridin duke qenë vetëm prapa Manchester City-t.

Manchester City vazhdon ta mbajë “kurorën” duke qenë para të gjitha klubeve me një vlerë 1 miliardë e 90, derisa ka befasuar vendi i dytë të cilin e ka zënë Arsenali me 976 milionë eurove.

“Topçinjtë” kanë një skuadër të re me shumë yje që ju ka ndihmuar të lënë pas shumë gjigantë evropianë përfshirë Bayern Munichun dhe Real Madridin, që zënë pozitat katër respektivisht pesë.

Lista e top 10 klubeve më të vlefshme në botë:

1.Manchester City – 1 miliardë e 90

2.Arsenal – 976 milionë euro

3.Chelsea – 927 milionë euro

4.Bayern Munich – 909 milionë euro

5.Real Madrid – 871 milionë euro

6.Manchester United – 815 milionë euro

7.Liverpool 805 milionë euro

8.PSG – 804 milionë euro

9.FC Barcelona – 799 milionë euro

10.Napoli – 641 milionë euro.