Publikohet një video e telefonit me ekran me palosje të Google

Për fat jo të mirë nuk tregon asnjë funksionalitet që e identifikon si telefonin me ekran me palosje të Google dhe çdo gjë që mund të shikoni duhet ta trajtoni me skepticizëm.

Pak ditë pasi CNBC raportoi planet e Google për të prezantuar një telefon me ekran me palosje Pixel në I/O 2023, një video e pajisjes po qarkullon online.

Mbrëmjen e së Premtes, zhvilluesi dhe informatori Kuba Wojciechowski ndau një klip që thotë se i përket Pixel Fold. Ai tha për the Verge se videoja është regjistruar para një muaji.

Për fat jo të mirë nuk tregon asnjë funksionalitet që e identifikon si telefonin me ekran me palosje të Google dhe çdo gjë që mund të shikoni duhet ta trajtoni me skepticizëm.

Megjithatë vlen të theksohet se Wojciechowski ka një rekord informacionesh të sakta. Pixel Fold raportohet se do të kushtojë 1700 dollarë kur të mbërrijë në fund të vitit.

Sipas CNBC do të ketë një dizajn në formën e librit me ekran të jashtëm prej 5.8-inç dhe të brendshëm prej 7.6-inç. Gjithashtu raportohet se ka mekanizmin më të fortë të palosjes vendosur ndonjëherë në një telefon të tillë dhe bateria mund të jetojë deri në 72 orë.

Më shumë informacion rreth pajisjes presim të marrim më 10 Maj në konferencën I/O të Google.