Ford e ka bërë të qartë se gjenerata aktuale e Ranger nga dita e parë ishte zhvilluar me qëllimin e elektrifikimit. Megjithatë, kamionçina me përmasa mesatare momentalisht është në dispozicion vetëm me motorë me benzinë dhe naftë, por duket se një version hibrid do të vije së shpejti.
“Ovalja Blu” siç njihet ndryshe Ford për shkak të formës dhe ngjyrës së logos, e shpërndau një video kriptike “teaser” në profilin e saj në X, për të cilën besohet se e shfaq një version hibrid të modelit Ranger.
Ford Australia shkruan se “më e mira e dy botëve është duke ardhur”, përderisa homologia e saj britanike thotë “pse të bëni kompromis kur mund ta merrni më të mirën e dy botëve”, duke shtuar edhe një ikonë rrufeje, raporton Motor 1.








