Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot herët miratoi Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se është bërë një punë e vlefshme në hartimin e buxhetit duke vlerësuar se buxheti është i sigurt dhe i bazuar në të dhëna reale i cili mundëson zhvillim ekonomik.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se për vitin 2018 parashihet rritje ekonomike 4.6 përqind.

Ai tha se draft buxheti është në harmoni më FMN-në.

Ky projektligj parashihet që të miratohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.