Qeveritarët me para të qytetarëve qejfe të fundvitit

Të gjitha institucionet shtetërore në fundvit organizojnë ndeja nëpër restorante për të përmbyllur vitin paraprak.

E këto ndeja buxhetit të shtetit i kushtojnë mijëra euro.

Një e tillë ndodhi mbrëmë ku Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e udhëhequr nga Albena Reshitaj e AKR-së organizoi pritje për qindra punëtorë.

Madje aty nuk mungoi as kryeministri Ramush Haradinaj.

Por pse duhet që këta punëtorë shtetërorë të bëjnë qejfe me paratë e taksapaguesve.

Në këto ndeja përveç ushqimit dhe pijeve të zakonshme përdoret edhe alkooli./Mesazhi.com/