Qofte me spinaq

Përbërësit për këtë recetë: një tufë mesatare spinaq, 2 qepë të vogla, 6 kokrra vezë, 300 g djathë Parmigiano, 1 gotë bukë e thërrmuar, 1 ose 2 thelpinj hudhër, erëza sipas dëshirës, kopër, kripë dhe piper.

Përgatitja: Lajmë, ziejmë pak dhe kullojmë mirë spinaqin. Në një mikser hedhim hudhrën, dy qepët dhe i grijmë mirë. I shtojmë tek tasi që kemi spinaqin, shtojmë bukën e thërrmuar, djathin Parmigiano të grirë, erëzat, kripën, piperin sipas dëshirës. Formojmë qoftet duke i ngjeshur dhe i vendosim në tavë për të pjekur në furrë të ngrohtë 150-200 gradë sa të marrin ngjyrë të artë.