Ramazan…

Prof. Adnan Simnica

– Ramazan, nuk e dimë sa të bëmë hizmet, ndonëse u munduam?
– Ramazan, ti na dhurove mundësinë për përkushtim më të madh praktik në programin e Zotit të Madhëruar, por nuk e dimë sa ia arritëm?
– Ramazan, ti na dhurove mundësinë për t’u bërë më të moralshëm, më të edukuar, më besnikë, më modestë, më bamirës, më të drejtë, e më të sinqertë, por nuk e dimë sa ia arritëm?
– Ramazan, ti na dhurove mundësinë për t’u bërë më të mirësjellshëm ndaj prindërve, familjes e shoqërisë mbarë, por nuk e dimë sa ia arritëm?
– Ramazan, ti na dhurove mundësinë për t’u larguar më shumë nga mendjemadhësia, syfaqësia, koprracia, vetëpëlqimi, degjenerimi, shthurja, korrupcioni e padrejtësia, por nuk e dimë sa ia arritëm?
– Ramazan, ti na dhurove mundësinë për t’u larguar më shumë nga verbërimi i pozitës, famës, pasurisë e reklamimit, por nuk e dimë sa ia arritëm?
– Ramazan, ti na dhurove mundësinë e pendimit të sinqertë dhe përmirësimit, por nuk e dimë sa ia arritëm?
– Ramazan…..?!
– Ramazan, nëse nuk ia arritëm plotësisht qëllimit, na e bëjë hallall, e, na mundëso të takohemi përsëri për shansin tjetër!
Amin!
“Dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!”
(Kuran, El Inshirah: 😎

Prof. Adnan Simnica