Range Rover prezanton gjeneratën e pestë të SUV-it luksoz

Një veturë plotësisht elektrike nga Range Rover do të dalë në shitje brenda tre viteve, kanë bërë të ditur zyrtarë të kësaj kompanie, duke zbuluar kështu imazhet e para të gjeneratës së pestë të SUV-it 4×4.

Kjo veturë ikonike plot luks kërkohet mjaft nga të gjitha shtresat – duke filluar nga mbretëresha, yjet të futbollit e deri te aktorë e këngëtarë.

Por gjenerata e gjashtë e të gjitha modeleve nga Land Rover do të jetë elektrike.

Bëhet fjalë për SUV-in 4×4, që pesë dekada më parë u prezantua për herë të parë.

Është një veturë luksoze brenda të cilës nuk mungon asgjë, e çmimi fillestar i saj është 94.400 funte.