Raportohet se OpenAI do të lançojë GPT-5 në Verë

Dy burime anonime të afërta me çështjen thanë se disa konsumatorë sipërmarrje kanë marrë disa demo të GPT-5. Një prej tyre tha se GPT-5 është materialisht më i mirë.

Kur OpenAI lançoi modelin GPT-4 një vit më parë, aftësia e tij për të imituar komunikimin njerëzor krijoi një valë emocioni. Që atëherë pyetja ka qenë: Kur GPT-5 do të vijë?

Sipas një raporti nga Business Insider, OpenAI pritet të lançojë GPT-5, versionin e përmirësuar të modelit gjuhësor që fuqizon ChatGPT, në mesin e 2024 që i bie të jetë Vera e këtij viti.

Dy burime anonime të afërta me çështjen thanë se disa konsumatorë sipërmarrje kanë marrë disa demo të GPT-5. Një prej tyre tha se GPT-5 është materialisht më i mirë.

Në një shfaqje të fundit të Sam Altman në podkastin e Lex Fridman, ai lë të kuptohet se kompania po përgatitet për lançimin e një model madhor AI por mbetet për tu parë nëse do të quhet GPT-5 apo GPT-4 Turbo.

OpenAI lançoi GPT-4 në Mars të 2023, një përmirësim madhor i GPT-3. Sipas raportit, OpenAI është ende duke trajnuar GPT-5, dhe pas përfundimit të tij, modeli do t’i nënshtrohet testimit të brendshëm të sigurisë për të identifikuar dhe adresuar çdo problem përpara publikimit të tij.

Data e lëshimit mund të vonohet në varësi të kohëzgjatjes së procesit të testimit të sigurisë.