Raportuesja e OKB-së Albanese kritikon pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision

Raportuesja Speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, ka dënuar vendimin për lejimin e Izraelit të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2026.

Në një postim në X, Albanese theksoi se Izraeli nuk është përjashtuar nga OKB-ja, forume të tjera ndërkombëtare apo evenimente sportive e kulturore si UEFA, FIFA dhe FIBA, pavarësisht akuzave për gjenocid në Gaza.

Ajo shtoi se “gjenocidi vazhdon sepse është normalizuar” dhe se procesi i llogaridhënies po nis tani përmes bojkotit evropian, pasi disa vende po refuzojnë pjesëmarrjen në Eurovision për shkak të përfshirjes së Izraelit.

Të enjten, Holanda, Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Belgjika njoftuan tërheqjen zyrtare nga Eurovision 2026 në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Në postimin e saj, Albanese kritikoi edhe vetë festivalin, duke përdorur një imazh me mbishkrimin “Genevivision”, një kombinim fjalësh që i referohet konceptit të gjenocidit. /mesazhi