Rashica e eliminon Dortmundin

Borussia Dortmund është mposhtur nga werder Bremen në ndeshjen e zhvilluar në “Signal Iduna Park” në Kupën e Gjermanisë. Për këtë fitore më meritori është përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica, pasi e hapi serinë e golave në këtë takim, i cili në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, kurse në vazhdim u shënuan edhe 4 gola, duke e dërguar ndeshjen në penallti dhe më i mirë u tregua Bremen. Bremen kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica (5’). Por Dortmund barazoi shifrat, me golin e shënuar me Reus (45’). Deri në minutën e 9-të nuk u shënua më asnjë gol, për çka u dashtë që të shkohet në vazhdime, ku u shënuan edhe 4 gola të tjerë, nga dy gola shënuan dy skuadrat, duke bërë që ndeshja të përfundoi me rezultat 3-3. Në ekzekutimin e penalltive, më i sakt u tregua Bremeni, i cili do ta vazhdojë garën në Kupën e Gjermanisë, kurse Dortmundi përshëndetet nga kjo ligë