Rashica në qendër të vëmendjes për të ardhmen e tij

Emri i Milot Rashicës është emri më i lakuar në mediet gjermane.

Ylli i Kosovës pas paraqitjeve të jashtëzakonshme te Werder Bremen në Bundesligë, ka fituar respektin e madh të të gjithë skuadrën në elitën e futbollit gjerman.

Madje disa prej tyre tashmë e duan edhe në skuadër.

Është tani ‘Goal.com’ që raporton për lajmin e publikuar  nga Sport Bild, për interesimin e Schalke 04 dhe RB Leipzig për Rashicën, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari nga Kosova, është shndërruar në lojtarin kryesor te Bremen që nga transferimi nga Vitesse në janar të vitit 2018./