Razer përditëson laptopët Blade 15 me procesorët dhe grafikat më të fundit Intel dhe Nvidia

Operatorët e mëdhenj të telekomunikacionit kërkojnë që shërbimet e internetit me konsum të lartë të dhënash si TikTok, Netflix, Google ose YouTube, të paguajnë një pjesë të kostos së ofrimit të përmbajtjes dhe për këtë kërkojnë mbështetjen e Komisionit Evropian.

Operatorët Evropianë thonë se është e padrejtë të shpenzojnë dhjetëra miliarda euro çdo vit në infrastrukturë për të përballuar trafikun në rritje ndërsa ofruesit e përmbajtjeve marrin audiencën dhe të ardhurat.

Ata thonë se ofrimi i shërbimit nuk është më i qëndrueshëm ndërsa trafiku rritet dhe do të vuajnë me investimet e nevojshme për objektivat dixhitalë të Evropë të lidhjes së 45 milionë Evropianëve në internet gigabit broadband dhe 5G deri më 2030.

Komisioni ka nënshkruar një deklaratë mbi të drejtat dixhitale dhe principet për dekadën dixhitale duke sugjeruar se tërë industria duhet të kontribuojë për të mbuluar kostot e të mirave, shërbimeve dhe infrastrukturave.

Big Tech, ose njohur ndryshe si Big Content, thonë se rritja e trafikut nuk po del jashtë kontrolli dhe se ata janë duke kontribuar në infrastruktura. Duke i detyruar ato të paguajnë një tarifë do të lejonte operatorët e telekomunikimit për të tarifiuar konsumatorët dhe ofruesit e përmbajtjeve për të njëjtin shërbim.

Në garë me kohën

Komisioni për Tregun e Brendshëm Thierry Breton nisi luftën ditën e Enjte duke lançuar një konsultim 12-javor për të gjithë palët e interesit të cilët kanë diçka për të thënë për të ardhmen e konektivitetit.

“Biznesi i operatorëve të telekomunikacionit do të evoluojë,” tha Breton, duke u shmangur nga ofruesit e konektivitetit tek infrastruktura si një ofrues shërbimi ndërsa industria po sheh një rikthim të vogël të investimit ndërsa përballet me rritjen e kostove të materialeve dhe energjisë.

“Armiku ynë më i madh është koha,” tha Breton duke përmendur zgjedhjet Evropiane të 2024. “Ne do të vazhdojmë të përdorim kohën që kemi në dispozicion për të ecur sa më shpejtë të jetë e mundur,” tha ai duke shtuar se “presidenca Spanjolle është e informuar dhe interesuar për këto plane.”
Për çfarë po flasim?

Konsultimi do të mbyllet më 19 Maj. “Do të shohim rezultatet nga këndvështrime të ndryshme,” tha një zyrtar i Komisionit për gazetarët duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia që të gjejnë rrugën drejt një iniciative të botëve virtuale.

Edhe pse ende është e paqartë çfarë mund të presim nga shërbimet e ardhshme të ashtuquajtura metaverse dhe teknologji në rritje, me shumë gjasa do të rrisin sasinë e të dhënave që qarkullojnë në rrjete.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë,” tha Breton ditën e Enjte.

“Aktualisht është shumë e vështirë për operatorët e telekomunikimit të ruajnë nivele të larta investimi të nevojshme për gjenerimin e të ardhurave të duhura,” tha Maarit Palovirta, një drejtuese e lartë në Shoqatën e Operatorëve të Rrjetit Evropian të Telekomunikacionit(ETNO).

Nuk është e qartë cilët prej disa opsioneve Komisioni do të zgjidhte për çdo infrastrukturë pagesash. Një opsion është një bazë ligjore për kompanitë e telekomunikacionit për të negociuar individualisht me firmat që gjenerojnë trafik të lartë. Kjo do të lejonte rregullatorët të adresojnë mosmarrëveshjet.

Në secilin rast Komisioni duhet të vendosë kufij duke përcaktuar cilat kompani rregullohen nga cilat ligje. Kompanitë e telekomunikacionit do të kishin dëshirë të shohin diçka të ngjashme me Aktin e Tregjeve Dixhitale.

Në gjysmën e parë të 2022, Google, Netflix, Facebook, Microsoft, Apple dhe Amazon gjeneruan thuajse gjysmën e trafikut në internet.

Një fitore e madhe do të ishte lançimi i përshpejtuar i teknologjisë 5G dhe fibrës optike, diçka që Evropa ka nevojë.

“Evropa është ende larg mbulimit të plotë me 5G dhe fibër dhe një kontribut i madh nevojitet nga gjigantët e teknologjisë për këtë gjë,” tha Palovirta.
Beteja e shifrave

Gjigantët e teknologjisë nuk shohin një nevojë. Ata thonë se janë duke i shërbyer kërkesës së konsumatorit. Rregullatorët e telekomunikacionit në Evropë bien dakord se ka prova për “lëvizje të lirë” mbi rrjetet e telekomunikacionit.

“Janë konsumatorët e operatorëve që kërkojnë të dhëna dhe kanë paguar operatorët për ti marrë ato. Pse konsumatorët Evropianë duhet të paguajnë operatorët për herë të dytë në formën e shërbimeve të kushtueshme cloud dhe streaming?” tha Christian Borggreen, drejtues i një lobi Big Tech CCIA Europe.

“Nëse kompanitë duhet të paguajnë tarifa shtesë tek operatorët mbi atë që ata duhet të investojnë në ofrimin e përmbajtjes, do të kemi më pak investime të ngalur për përmbajtje,” tha Giulia Iop, menaxhere e politikave Evropiane në kompaninë Sky.

Firmat e teknologjisë thonë se investimin e tyre e kanë bërë tashmë prej 22 miliardë euro në infrastrukturë interneti në Evropë përmes kabllove optike nën-ujore, rrjetet content-delivery dhe qendra të dhënash. Në të vërtetë operatorët kursejnë 1 miliardë euro në Evropë falë këtyre investimeve.

ETNO llogaritë se operatorët e telekomunikacionit investuan 56.3 miliardë euro në 2021. Një studim i Deutche Telekom, Orange, Telefonica dhe Vodafone thotë se kostot e shkaktuara nga gjigantët e teknologjisë janë afërsisht 15 miliardë euro në vit.
Efektet anësore

Më shumë investime do të jenë miqësore ndaj klimës argumenton industria e telekomunikacionit. Një kontribut prej 20 miliardë euro në vit do të lejonte industrinë të fikte pajisjet e vjetra duke kaluar në pajisje të reja me efikasitet më të lartë energjie dhe reduktuar gjurmën e karbonit me 94 përqind.

Tarifat e rrjeteve gjithashtu do të ishin një incentivë që përmbajtja të ishte më efikase në aspektin e konsumit të të dhënave duke integruar kodekë kompresimi apo implementimi i praktikave më të mira për përdoruesit siç është çaktivizimi i luajtjes automatike për video apo mos dërgimi i videove me cilësi të lartë në ekran me cilësi të ulët.

Të tjerë thonë se tarifat cenojnë neutralitetin, një koncept i mbështetet nga ligji Evropian që siguron se gjithë trafiku trajtohet i barabartë pavarësisht burimit. Ata thonë se është një diskriminim ndaj disa shërbimeve online.

Një tjetër rrezik është se kompanitë e teknologjisë mund të zgjedhin të degradojnë shërbimet e tyre, siç është ulja e cilësisë së videove, të cilat zënë më pak hapësirë në rrjet. Humbësi më i madh në këtë rast padyshim do të ishte askush tjetër veç konsumatorit. /PCWorld Albainan