Real Madrid e fiton derbin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Real Madrid e ka fituar derbin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi të kësaj gare, kanë mposhtur 0-2 në udhëtim Romën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në fazën e grupeve.Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga Roma, që pati disa raste të mira shënimi.

Mos konkretizimi i këtyre rasteve, u kushtoi romakëve që pësuan dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë.Gareth Bale në minutën 47’ kaloi ‘Los Blancos’ në epërsi 0-1.Lucas Vasquez në minutën e 59’, dyfishoi epërsinë, kur pranoi një asistim nga Benzema.