Real Madrid ofron para plus yllin e skuadrës për Salah

Mohamed Salah është rikthyer në prioritet për Real Madridin.

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, është rikthyer në prioritetin kryesor për Real Madridin për vitin 2019, me Florentino Perez që është i gatshëm të konsiderojë përfshirjen në ofertë të Marco Asensio për të arritur një marrëveshje, plus një shumë të madhe parash.

Sipas ‘El Gol Digital’, Los Blancos janë pajtuar të heqin dorë nga ylli spanjoll, i cili po kalon një sezon aspak të mirë në fanellën e tyre, duke realizuar vetëm një gol në 16 paraqitje.

Në anën tjetër, paraqitje tjera vijnë nga Anfield Road nga Salah, që ka shënuar gjithsej 15 gola për Liverpoolin në të gjitha garat.

Florentino Perez e sheh Salah si lojtarin ideal që mund të mbulojë boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit./Lajmi.net/