Real Madridi, 540 milionë euro transferime

Real Madrid pritet të shpenzojë një shumë të madhe parash në afatin kalimtar veror në tregun e transferimeve.

Nëse Real Madrid dëshiron të kompletojë projektin ambicioz për sezonin 2019/2020, duhet të shpenzojë deri në 450 milionë euro për transferimin e lojtarëve, shkruan AS’, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka identifikuar si transferime të mundshme Eden Hazardin e Chelsea, Paul Pogban e Manchester United, Christian Eriksen e Tottenham, Tanguy Ndombele i Lyon dhe Luka Joviq i Eintracht Frankfurt.

‘Los Blancos’ tashmë kanë kompletuar transferimin e parë, me marrëveshjen e arritur me Porton për mbrojtësin Eder Militao.Lojtari që mund t’i kushtoi më shtrenjtë Real Madridit, është Paul Pogba, për të cilin Manchester United mund të kërkojë deri në 150 milionë euro, ndërsa Chelsea do të pajtohej të lironte Eden Hazardin, nëse për të paguhen 112 milionë euro.

Rreth 100 milionë euro, 13 herë kampionëve të Evropës do t’iu kushtonte edhe Christian Eriksen.