Real Madridi fiton Kupën e Mbretit

Real Madrid është fitues i Kupës së Mbretit për sezonin 2022/23.

Skuadra e Ancelottit në finale ka mposhtur Osasunën me rezultat 2-1

Të dy golat për Realin i shënoi Rodrygo në minutën e dytë dhe në minutën e 70-të.

Golin e vetëm për Osasunën e shënoi Torro me një goditje të bukur në minutën e 58-të.

Kjo është kupa e 20-të e Realit në histori.

Barcelona kryeson listën me 31 tituj të fituar e ndjekur nga Athletic Bilbao me 23 tituj.