Real Madridi mposht Barçën, fiton Superkupën e Spanjës

Real Madridi ka fituar trofeun e parë këtë edicion. Skuadra e Carlo Ancelottit ka triumfuar bindshëm në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Të dielën, në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite, Real Madridi ka fituar me rezultatin 4:1.

Me këtë fitore, Reali ka konfirmuar formën e mirë që po e kalon këtë edicion. Për Realin, ky është trofeu i 13-të i Superkupës në histori të klubit.

Me i merituari për këtë sukses të Realit, padyshim se ishte braziliani Vinicius Junior. Sulmuesi i krahut, shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar “hat-trick” brenda 40 minutave të para të ndeshjes. Reali e zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë kur Vinicius shënoi golin e tij të parë pas asistimit të Jude Bellinghamit.

Tre minuta më vonë, Vinicius dyfishoi epërsinë por këtë herë asistues ishte Rodrygo. Baracelona u kundërpërgjigj me supergolin e sulmuesit Robert Lewandoëski në minutën e 33-të, duke ngushtuar epërsinë në 2:1. Megjithatë, në minutën e 39-të, Reali riktheu epërsinë prej dy golave kur Vinicuis realizoi nga penalltia për 3:1. Në pjesën e dytë, Real Madridi shënoi edhe një gol për ta konfirmuar fitoren. Ishte braziliani tjetër, Rodrygo ai që realizoi në minutën e 64-të për rezultatin përfundimtar të takimit. Prej minutës së 71-të, Barça luajti me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Ronald Araujo u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.