Reali i sigurt, mposht Eibarin për të vazhduar garën për titull

Real Madridi ka mposhtur Eibarin për të vazhduar presionin e tyre për të luftuar me Atletico Madrid për titullin kampion.

Reali shënoi fitore në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligas ndaj skuadrës së Eibar, shkruan lajmi.net.

“Los Blancos” ishin nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes me Eibarin që dështoi të krijojë ndonjë rast e të rrezikojë shumë portën e Courtois.

Asensio kishte shënuar një gol në min (37), por që goli u anulua nga sistemi VAR.

Asensio ishte në formë dhe shënoi prap, në min (41’) shënoi gol për ti dhënë avantazhin Realit.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Realit.

Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi dominimin. Ishte Karim Benzema i cili po përjeton formë jetësore këtë sezon.

Ai shënoi gol pas një asistimi nga Vinicius Junior në min (73’).

Rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-0 Eibar.

Tani reali ka 63 pikë, vetëm tre pikë më pak se Atletico Madrid.